Aktualitet

Protesta e Rinasit/ Deputetja e PD-së: Po u cenohet e drejta, nuk është normale bllokimi

3 Maj 2022, 09:00 Nga DOSJA
Protesta e Rinasit/ Deputetja e PD-së: Po u cenohet e drejta, nuk

TIRANË– Në mbështetje të banorëve të Rinasit, ka shkuar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri. Deputetja tha se nuk mund të bllokohet një zonë, vetëm që të ketë lehtësira një institucion. Deputetja tha banorët nuk mund të sjellin fëmijët në shkollë dhe nuk mundet që të shkojnë lehtësisht në shtëpitë e tyre.

‘Sot qytetarëve iu është cenuar e drejta e tyre. Nuk po i lejojnë që të vazhdojnë jetën e tyre. Ne nuk jemi dakord që udhëtarët mos të kenë lehtësira, por jo duke penalizuar banorët e Rinasit. Këto banorë po mblidhen për të drejtat e tyre. Nuk ka asnjë lloj vendimi. Nuk është normale që një zonë e tërë të bllokohet, vetëm që një institucion të ketë lehtësira. Shoh shumë oficerë të policisë, pavarësisht se shumë do të doja të ishin me kauzën tonë. Sot një banorë nuk mund të sjellë fëmijën e tij në shkollë, nuk mund të shkojnë lehtësisht në shtëpinë e tyre.’- tha Ulliri.

LAJMI KRYESOR: Banorët e Rinasit protestë kundër devijimit të qarkullimit

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet andia ulliri protesta e rinasit andia ulliri protesta e rinasit

Sondazh

Poll