Aktualitet

Horror në Korçë! Nëna e lindi dhe e futi në valixhe, humb jetën foshnja. U gjet pas 1 muaji

2 Maj 2022, 06:49 Nga DOSJA
Horror në Korçë! Nëna e lindi dhe e futi në valixhe,

KORÇË– Një ngjarje horror është regjistruar sot në Korçë, ku një foshnjë është gjetur pa jetë në një banesë, mbyllur brenda një valixheje. Foshnja është gjetur pa jetë në banesë nga bashkëshorti, i cili kishte ardhur një muaj më parë nga Greqia ku edhe punonte. Gjatë kësaj periudhe ai kishte pikasur një erë të rëndë, por vetëm mëngjesin e sotëm zbuloi se në fakt e gjitha vinte nga një valixhe e futur në dollap. Brenda kishte zbuluar foshnjën e vdekur, që kishte nisur dhe të dekompozohej.

Klodi Hasimllari, i cili gjeti sot në banesë foshnjën e pajetë në një valixhe në banesën e tij, ka deklaruar se ai nuk e dinte se bashkëshortja, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, ishte shtatzënë. Ai ka deklaruar se kishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Greqia, ku kishte ndenjur 6 muaj, duke pretenduar se fëmija nuk është i tij. Po ashtu, ai pretendon po ashtu se gruaja e tij ka kryer abort në shtëpi.

Teksa bashkëshorti punonte në Greqi për të siguruar jetesën, gruaja rrinte në Shqipëri dhe kujdesej për një fëmijë të çiftit, një 15-vjeçar që vuante nga autizmi, ndaj dhe nga Policia nuk përjashtohet mundësia që e reja të jetë dhunuar edhe seksualisht. Nëna e shoqëruar nga forcat e Policisë është dërguar në Urgjencën e Spitalit aty ku po merret në pyetje nga mjekia neuro-psikiatër Nikolina Bode, për të mësuar më shumë për gjendjen e saj mendore dhe psiqike. Ajo çfarë dihet është se nëna ka qënë nën kontrollin e mjekve të Qëndrës së Shëndetit Mendor.

Ndërkohë që ende nuk dihen më shumë detaje lidhur mbi rrethanat e ngjarjes, pasi bashkëshortja e tij, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor dhe aktalisht është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Nuk dihet nëse foshnja ka pësuar komplikacione shëndetësore, që mund të jenë bërë shkak që të humbiste jetën, apo nëse në fakt ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës dhe asfiksisë. Shkakun e vërtetë të vdekjes do ta përcaktojë ekspertiza mjeko-ligjore.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Horror në Korçë/ E ëma e autores: Nuk dija gjë për shtatëzaninë, është e sëmurë

Foshnja e pajetë brenda banesës! Burri i shokuar: Abortoi para se të vija unë nga Greqia

Nëna vrau foshnjen/”Ka humbur lidhjen me realitetin”, mjekja: Flet për veten me emër tjetër

Vrasja e foshnjes/ Nëna s’merrte ilaçet e rekomanduara nga mjekët, shoqërohet nga policia

Nëna mbajti 1 muaj foshnjen e pajetë në banesë, fqinjët: Ajo s’dilte shpesh nga shtëpia

Vrasja e foshnjës në Korçë/ Fqinja: Nuk e dinim që ishte shtatzënë, është e sëmurë

HORRORI! Era bëri kurioz burrin në Korçë, foshnja e pajetë ishte në dollap prej 1 muaji

Horrori në Korçë, Policia jep detaje: Nëna me sëmundje të shëndetit mendor

MAKABËR/ U rikthye nga Greqia pas 1 viti, burri gjeti foshnjen e pajetë: S’është i imi

(k.m./dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet klodi hasimllari korce nena vret foshnjen ne korce klodi hasimllari korce nena vret foshnjen ne korce

Sondazh

Poll