Politike

“Mos i fut duart në Gjykatën Kushtetuese”, Ademi-Ramës: 30 qershori antikushtetues

18 Korrik 2019, 15:52 Nga DOSJA
“Mos i fut duart në Gjykatën Kushtetuese”,

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pasi Shoqata e Bashkive dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën mbi votimet e 30 qershorit që bashkitë e djatha i konsiderojnë si antikushtetuese.

Në një prononcim për mediat, Ademi i kërkoi kryeministri Edi Rama që të mos ndërhynte në ngritjen e Gjykatës Kushtetutese. Ajo theksoi më tej se do të luftojë për të ndërtuar demokracinë mbi bazën e shtetit.

Jemi këtu për t’iu referuar asaj që është e drejtë kushtetuese. I them Ramës që të mos fusë duart në ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne do të veprojmë në mënyrë institucionale.

Apeloj që cështjet të hetohen dhe gjykohen në mënyrë të pavarur duke mos iu nënshtruar presionit politik. Kemi gjykata që kanë vepruar në mënyra të ndryshme.” -theksoi Ademi ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike voltana ademi zgjedhjet e 30 qershorit voltana ademi zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll