Politike

13 tetori, Basha tregon detaje nga takimi me zyrtarët OSBE-së: Në zgjedhje shkojmë vetëm pa Ramën

18 Korrik 2019, 14:47 Nga DOSJA
13 tetori, Basha tregon detaje nga takimi me zyrtarët OSBE-së: Në

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë detaje nga takimi me përfaqësuesit e lartë të OSBE në Vjenë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ka ndarë më përfaqësuesit e OSBE-së shqetësimin për krizën politike në vend dhe qëndrimin e pandryshuar të opozitës. 

“Zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve,”-tha Basha.

Kryeopozitari Lulzim Basha ka shkuar në Vienë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediun dhe kreun e PAA-së, Agron Dukën. Të gjithë kanë zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger dhe disa përfaqësues të tjerë të OSBE-së.

Disa ditë më parë Basha lajmëroi se aksioni opozitar do të vijojë njësoj si më parë, me protesta dhe denoncime. Ndërsa Kryemadhi mblodhi strukturat e LSI-së ku dhe bëri lajmërimin se po përgatitet për zgjedhjet e 13 tetorit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takime ne vjene lulzim basha basha takime ne vjene lulzim basha

Sondazh

Poll