Aktualitet

Rruga e Rinasit një kah lëvizje, banorët në protestë! Përplasen me Policinë:Na kanë izoluar

2 Maj 2022, 08:05 Nga DOSJA

TIRANË– Për ditën e dytë radhasi, banorët e Rinasit që prej orës 10:00 kanë dalë në protestë duke bllokuar aksin rrugor për në drejtim të Rinasit. Në turbimin e sotëm ata janë përplasur me Policinë, pasi bllokuan rrugën për të kundërshtuar vendimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar për këtë rrugë.

Banorët e shqetësuar thonë se rruga do të jetë e bllokuar deri në orën 12:00 të mesditës së sotme, ndërsa nëse nuk ka zgjidhje do të vijojnë edhe ditët e tjera. Sa i përket prezencës së forcave të policisë, njëri prej protestuesve paralajmëron se do të reagojnë ndryshe nëse do të ushtrohet dhunë.

Disa ditë më parë, ARRSH vendosi se qarkullimi drejt Aeroportit do të realizohej me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq, deri në rehabilitimin e aksit rrugor. Mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas duhet të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

Kjo është arsyeja përse kanë dalë në protestë pasi i është zgjatur rruga dhe pretendojnë se me këto ndryshime fshati i tyre izolohet tërësisht dhe se askush më parë nuk i ka konsultuar për bllokimin e lëvizjes. Ndërkohë që gjithashtu lidhur me këtë ndryshim ka reaguar dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, i cili pretendon se gjithashtu penalizohen edhe qytetarët që lëvizin nga veriu i vendit në drejtim të kryeqytetit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Rinasi me një kah lëvizje, Klodiana Lala: Çmenduri, vini gishtin kokës, më prek ky vendim

MOMENTI/ Tension e përplasje me policinë në Rinas, banorët: Mos prekni me dorë mor!

Banorët protestë për rrugën e Rinasit:Do të bllokojmë aeroportin, s’duhet një sens drejtimi

Protesta, flet banori: Nëse një nga banorët preket me dorë, do e kuptoni se kush jemi!

Protesta në Rinas, “zbarkon” FNSH-ja, efektivët gati të hapin rrugën e bllokuar

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e rinasit protesta e rinasit

Sondazh

Poll