Aktualitet

E mitura e denoncon! I ati vihet në pranga, policia zbulon armë dhe kanabis në Kukës

2 Maj 2022, 10:24 Nga DOSJA
E mitura e denoncon! I ati vihet në pranga, policia zbulon armë dhe

KUKËS– Mentor Balavia është arrestuar në Kukës. 36-vjeçari u arrestua fillimisht për dhunë në familje, pasi vajza e tij bëri kallëzimin në polici se ishte dhunuar nga i ati. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij personi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një armë gjahu çifte, sasi municioni luftarak dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike.

NJOFTIMI I POLICISË:
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Sekuestrohen një armë zjarri, një armë gjahu, municion luftarak dhe fidanë të dyshuar narkotikë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës, pasi ka bërë kallëzim vajza e tij 14 vjeçe, se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në mënyrë të përsëritur. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materilale, një armë zjarri, një armë gjahu çifte, sasi municioni luftarak dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne kukes kukes mentor balavia arrestim ne kukes kukes mentor balavia

Sondazh

Poll