Aktualitet

Rinasi me një kah lëvizje, Klodiana Lala: Çmenduri, vini gishtin kokës, më prek ky vendim

2 Maj 2022, 11:32 Nga DOSJA
Rinasi me një kah lëvizje, Klodiana Lala: Çmenduri, vini

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me vendimin, që rruga e Rinasit, të bëhet me një sens lëvizje. Në një postim në rrjetet sociale, Lala e cilëson këtë vendim si çmenduri. Vetë gazetarja ka treguar se vendimi që është marrë e prek atë pasi i duhet që të kalojë nëpër ato lagje. 

“Rruga e Rinasit me një sens është çmenduri. Ai/ajo që e ka patur këtë ide ti vërë gishtin kokës. Unë jam një prej njerëzve që më prek direkt. Kam bërë 1 orë rrugë nëpër lagje e nëpër gropa për të dale deri në Urën e Kasharit. Turpi ju mbuloftë që e bëni këtë popull të vuajë”.-shkruan Lala.

Banorët e Rinasit dolën ditën e sotme në protestë duke bllokuar aksin rrugor për në drejtim të Rinasit. ARRSH vendosi se qarkullimi drejt Aeroportit do të realizohej me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq, deri në rehabilitimin e aksit rrugor. Mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas duhet të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala protesta e rinasit klodiana lala protesta e rinasit

Sondazh

Poll