Aktualitet

Zjarri me një të vdekur në komisariatin e Kamzës, lirohet nga burgu polici

2 Maj 2022, 09:48 Nga DOSJA
Zjarri me një të vdekur në komisariatin e Kamzës, lirohet

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu efektivin e Policisë, Hajredin Boja, i cili u arrestua pas vdekjes së të riut, Arben Mici në ambientet e paraburgimit në Komisariatin e Kamzës. Vendimi është marrë ditën e sotme, ku trupa gjykuese vendosi për zbutjen e masës së sigurisë për efektivin. 

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e 26 marsit. Rreth orës 21:00, Arben Mici u lejua të dilte nga izolimi për të pirë një cigare. Me çakmakun që kishte në dorë, 26-vjeçari i akuzuar për dhunë në familje u fut në qeli, i vuri zjarrin dyshekut dhe më pas shkoi në banjo, ku dhe u gjet i pajetë. Shpresa e tij ishte që efektivët të hutoheshin nga tymi e të arratisej.

Çakmaku iu gjet në xhep bashkë me cigaret. Por vëmendjen policëve ua kishte marrë diçka tjetër, ndeshja Spanjë-Shqipëri. Për rrjedhojë, Dilaver Idrizi që u prangos pasi hodhi gruan e tij nga kati i tretë i pallatit ku jetonin u dëmtua. Efektivi që ndërhyri Hajredin Boja u plagos gjithashti.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e tiranes hajredin boja zjarr ne komisariatin e policise ne kamez gjykata e tiranes hajredin boja zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll