Aktualitet

“Shtëpi bari” në Kashar!Sula kultivoi te banesa e nënës, merr përsipër fajin, lihet në burg

2 Maj 2022, 09:00 Nga DOSJA
“Shtëpi bari” në Kashar!Sula kultivoi te banesa e

TIRANË– Ylli Sulaj, është lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës. Shqipe Sulaj është lënë në ‘Detyrim paraqitje’ ndërsa për Xhevrie Sulaj u vendos ‘arrest shtëpie’, ndërsa Luan Sulaj dhe Rifat Kuci janë lënë të lirë. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në zonën e Kasharit kishin përshtatur katin e dytë dhe të tretë të një vile një banesë të tillë, për të kultivuar bimë narkotike kanabis sativa. Banesa rezulton në pronësi të Xhevrie Sulajt. Dy punonjësit e OSHEE kanë deklaruar se pasi kanë konstatuar se banesa kishte më shumë 400 kë konsum energjie, kanë sinjalizuar policinë.

Ndërsa avokati i familjes, ka deklaruar se Shqipja dhe Xhevria s’kanë pasur dijeni për lëndën narkotike, ndërsa shton se Shqipja punon 16 ore në fasoneri. Ylli Sula ka marrë përsipër përgjegjësinë, duke thënë se s’ka dijeni as motra, as nëna dhe as kushëriri i tij. Sula ka kërkuar mase më të lehtë sigurie pasi thotë se vuan nga zemra dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje.

Shtëpia e barit u zbulua gjatë peracionit policor të koduar “Drug House” ku u sekuestruan 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare.

LEXO EDHE:

Kultivoi kanabis në banesën e nënës! KODI që Sula i dërgoi kushëririt: Alo, po pikon çatia

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet prokuroria tirane shtepi bari ne tirane ylli sulaj prokuroria tirane shtepi bari ne tirane ylli sulaj

Sondazh

Poll