Aktualitet

Kultivoi kanabis në banesën e nënës! KODI që Sula i dërgoi kushëririt: Alo, po pikon çatia

2 Maj 2022, 10:00 Nga DOSJA
Kultivoi kanabis në banesën e nënës! KODI që Sula i

TIRANË– Gjatë seancës së sotme gjyqësore janë mësuar më shumë detaje për kultivimin e kanabis në shtëpinë 2 katëshe në Kashar. Vetëm për Ylli Sulaj është dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa për Shqipe Sulaj ‘Detyrim paraqitje’ dhe për Xhevrie Sulaj u vendos ‘arrest shtëpie’, ndërsa Luan Sulaj dhe Rifat Kuci janë lënë të lirë.

Ylli Sulaj ishte ai i cili mori përsipër fajin duke u shprehur se as nëna dhe as motra e tij nuk e dinin se ai po kultivonte lëndë narkotike në banesë. Po ashtu, është zbuluar se në momentin që Sula dyshoi se po zbulohej nga policia i shkroi Luan Sulës: Alo, po pikon çatia.

Ylli ka marrë përsipër akuzat për kultivim të bimëve narkotike në banesën që rezulton në emrin e nënës së tij, Xhevrie Sulaj, duke kërkuar lirimin nga akuzat të kësaj të fundit, të motrës Shqipe Sulaj dhe të kushëririt të parë Luan Sulaj.

LAJMI KRYESOR: “Shtëpia e barit” në Kashar! Sula pranon fajin: Motra, mami dhe kushëriri s’dinin gjë

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet shtepi bari ne tirane ylli sulaj shtepi bari ne tirane ylli sulaj

Sondazh

Poll