Aktualitet

FT/ Fiter Bajrami! Besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin ‘Skëndërbej’ në Tiranë

2 Maj 2022, 04:31 Nga DOSJA
FT/ Fiter Bajrami! Besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin

TIRANË– Besimtarët myslimanë kanë falur mëngjesin e sotëm namazin në sheshin ‘Skëndërbej’ dhe mijëra të tjerë në sheshet kryesore të çdo qyteti të vendit. Festimet e Bajramit filluan që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit në Sheshin Skëndërbej. Edhe pse me reshje shiu, qytetarët u falën në shesh edhe pse ishte premtuar se do të futeshin shumë shpejt në xhaminë e Namazgjasë, premtim ky i bërë nga presidenti turk Recep Tajip Erdogan, gjatë vizitës së tij në Tiranë, muaj më parë. 

Pas 2 vitesh pandemi, qytetarët u mblodhën në Shesh. Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

‘Të nderuar besimtarë dhe ju teleshikues, nga kudo që po na ndiqni – Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju! Sot, posa zbardhi agimi i mëngjesit, në të gjithë vendin po mbretëron gëzimi i festës së namazit të Fitër Bajramit. Besimtarët myslimanë i drejtohen sot Zotit me falenderime dhe lutje për falje, mëshirë e begati. Përgjatë një muaji ne agjëruam, u lutëm e u falëm si shenjë e dorëzimit ndaj madhështisë së Zotit të gjithësisë. Sot secili prej nesh i lutet Zotit të na pranojë agjërimin, sadakanë e fitrit dhe zekatin. Të dashur besimtarë! Muaji Ramazan është muaji ku për secilin nga ne u krijuan rrethanat për shpëtim dhe udhëzim në rrugën e vërtetë. Lutemi të kemi dalë nga muaji i Ramazanit me një pastërti dhe ndriçim shpirtëror. Ashtu siç thotë i dërguari i Zotit: Nëse kemi agjëruar me besim dhe bindje te Zoti i gjithëpushtetshëm, Ai na i ka fal mëkatet. Agjërimi, përmendja e Zotit, leximi i Kuranit dhe shumë vepra të tjera të mira; kanë ndriçuar zemrat e tona, kanë pastruar ndryshkun e tyre dhe na mundësojnë të hapim një kapitull të ri të jetës. Kushdo që ka agjëruar ka fituar dimensione të reja shpirtërore e morale. Njerëzit duke pranuar me zemër begatitë e Zotit, pas namazit festojnë dhe gëzohen. Vizitojnë të afërmit dhe japin lëmoshë dhe në realitet hapin një faqe të re të kënaqësisë së Zotit.’- u shpreh ai.

Festimet e Bajramit varen nga koha kur Hëna e re shihet nga autoritetet fetare lokale. Duke qenë se Hëna e re nuk u pa të shtunën pas namazit të mbrëmjes, kremtimet nisën sot në Arabinë Saudite, Katar dhe vendet fqinje. Vende të tjera mund t`i nisin festimet e tyre të martën bazuar në shfaqjen e Hënës së re.

Orari i faljes ishte në orën 06:20 ndërsa programi për Fitër Bajramin filloi në më herët. Pas 30 ditësh agjërimi, besimtarët kremtojnë festën e Fiter Bajramit. Thuajse të gjitha sheshet e qyteteve të Shqipërisë, u tejmbushën këtë të hënë, nga qindra besimtarë myslimanë, të cilët falën Fiter Bajramin. Atmosfera ka qenë festive ngado, e në çdo shesh, pas lutjeve e faljes, kanë nisur edhe urimet.

Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fiter Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. Zoti ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fiter Bajramit, gëzim për myslimanët, ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

Namazi i Bajramit është obligim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhammedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz. Koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e diellit nga horizonti sa një shtizë, derisa të arrijë në zenit. Namazi i Bajramit ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera për nga mënyra e faljes. Në rekatin e parë pas tekbirit fillestar merren shtatë tekbire, mandej lexohet sureja Fatiha dhe ndonjë sure tjetër. Pas plotësimit të rukusë dhe sexhdesë së rekatit të parë, ngritet për në rekatin e dytë dhe menjëherë merren pesë tekbire pas të cilëve lexohet Fatiha dhe ndonjë sure, më pas shkohet në ruku dhe sexhde e kështu përfundon namazi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Fiter Bajrami! Në Vlorë besimtarët falen në pallatin e sportit, ç’ndodh në rrethe

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fiter bajrami namazi i fitër bajramit fiter bajrami namazi i fitër bajramit

Sondazh

Poll