Aktualitet

Banorët protestë për rrugën e Rinasit:Do të bllokojmë aeroportin, s’duhet një sens drejtimi

2 Maj 2022, 08:47 Nga DOSJA
Banorët protestë për rrugën e Rinasit:Do të

TIRANË– Banorët e Rinasit kanë dalë edhe sot kundër bllokimit të rrugës së Rinasit dhe  vendimit të ARRSH-së për lëvizjen me një sens me drejtimin nga aksi Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Ky aks u bë vetëm me një sens kalimi dhe solli trafik të rënduar me radhë të gjata automjetesh, ndërsa banorët kanë shprehur dhe problematikat e tyre. Sipas tyre, nëse qeveria nuk ndërhyn për të hequr tabelat, atëherë të gjithë do të dalin në protestë për të bllokuar rrugën tek aeroporti i Rinasit.

“Nuk kanë ku të shkojnë njerëzit. Janë bllokuar 12 km. Mund të bllokosh rrugën me një sens 500 metra por jo 12 kilometra. Këtë nuk e ka bllokuar as Enver Hoxha. Është katastrofë. As nuk kemi ku të hyjmë dhe as ku të dalim. E kanë bllokuar për interesat e veta. Kjo është katastrofa më e madhe që kanë bërë. Nuk ka absolutisht asnjë rrugë alternative, as për në parcelë: Kur të dal nga shtëpia të marr një bukë, duhet t’i bie nga Fushë Kruja, të dal në Tiranë që të vij në shtëpi. Ose nga Vora, në Kashar që të vij në shtëpi,”-tha njëri prej tyre në prononcimin për mediat e pranishme.

LAJMI KRYESOR: Rruga e Rinasit do të jetë vetëm me një kah, banorët në protestë, bllokojnë aksin

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e rinasit protesta e rinasit

Sondazh

Poll