Aktualitet

Protesta, flet banori: Nëse një nga banorët preket me dorë, do e kuptoni se kush jemi!

2 Maj 2022, 08:18 Nga DOSJA
Protesta, flet banori: Nëse një nga banorët preket me dorë,

TIRANË– Një prej protestuesve të fshatit Rinas ka bërë një paralajmërim gjatë transmetimit të tubimit të tyre. Në një prononcim për mediat, ai tha se do të dalin çdo ditë në protestë, ndërsa kërkoi që Policia të mos i dhunonte, pasi ndryshe do të përballeshin me pasojat.

Na kanë sjellë dajat (policët) me kokore. Janë të fortë këta. Kanë ardhur me na rraf dhe me na mbyll në shtëpi. Valiasi është larg për ne. Policët të bëhen palë me ne, jo të na rrafin. Kemi njoftuar 10-12 që të bëjmë protestë. Nesër do të shtojmë orët e protestës, ndryshe do fusim matrapikun dhe s’kalojmë as ne as ata. Nëse një nga banorët e Rinasit do preket me dorë, do e kuptoni se kush jemi,”-tha protestuesi..

LAJMI KRYESOR: Rruga e Rinasit do të jetë vetëm me një kah, banorët në protestë, bllokojnë aksin

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e rinasit protesta e rinasit

Sondazh

Poll