Aktualitet

VIDEO/ Përplasi për vdekje grekun! Shoferi shqiptar vihet në pranga, s’kishte leje drejtimi

2 Maj 2022, 06:27 Nga DOSJA

GREQI– Shqiptari i cili përplasi për vdekje ditën e djeshme në aksin rrugor Selanik- Athinë nuk kishte leje drejtimi. Ai përplasi me makinë një 59-vjeçar, i cili kishte ndaluar mjetin në korsinë e emergjencës për të folur në telefon, por makina që drejtohej nga shqiptari e ka përplasur duke i marrë jetën.

Ndërkohë sipas mediave greke policia në Greqi ka bërë të ditur se shoferi shqiptar nuk kishte leje drejtimi, ndërsa është arrestuar nën akuzën vrasje nga pakujdesia. Protothema.gr ka publikuar pamjet nga aksidenti tragjik, me makinën e emigrantit shqiptar që është përplasur në barrierat mbrojtëse të autostradës.

Autoritete përkatëse greke ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne greqi greqi aksidenti ne greqi greqi

Sondazh

Poll