Aktualitet

“Do kthehem për Bajram”/ Si e premtoi Erdogan hapjen e Namazgjasë, edhe sot u falën në shi

2 Maj 2022, 07:06 Nga DOSJA
“Do kthehem për Bajram”/ Si e premtoi Erdogan hapjen e

TIRANË– Sot, pas një muaji Ramazan, besimtarët myslimanë kanë falur për herë të parë pas 2 vitesh pa “COVID” Fitër Bajramin. Megjithatë edhe kësaj here, në një ditë të zymtë me shi, të gjithë myslimanët janë detyruar që sërish të faleshin në sheshin “Skënderbej” pasi edhe për këtë vit xhamia e Namazgjasë nuk ishte gati. Edhe pse ishte vetë presidenti turk Recep Tajip Erdogan ai që e premtoi një gjë të tillë gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri disa muaj më parë.

Të gjitha mediat turke, e më pas dhe ato shqiptare raportuan se Erdogan kishte konfirmuar rikthimin në Tiranë në fillim të muajit maj, duke premtuar hapjen e xhamisë së Namazgjasë në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Pritja që m’u bë mua dhe delegacionit tim në Shqipëri që në momentin kur shkelëm në tokën deri në largim, është shenjë e lidhjes shpirtërore që nuk këputet mes nesh dhe vëllezërve tanë në Ballkan. Për ne vetëm kaq është e mjaftueshme. Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështore në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende. Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojnë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes”, tha ai.

Erdogan ishte në Tiranë më 17 janar, por që nga ajo ditë, deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar. Ndërkohë që puna për ndërtimin e xhamisë ka nisur që në maj të vitit 2015, që gjithashtu përkoi me një vizitë të Erdoganit në vendin tonë.

Xhamia e Namazgjasë, e njohur edhe si Xhamia e Madhe e Tiranës, është ndërtuar mes ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë dhe lumit Lana. Ajo është më e madhja në Shqipëri, me katër minare me gjatësi 50 metër dhe një kupolë qendrore të stilit klasik turk, e gjatë 30 metra. Sipërfaqja e xhamisë do jetë rreth 10,000 m2 dhe kati i parë i xhamisë do të ketë një qendër kulture, sallë konferencash, bibliotekë, sallë ekspozitash, restorante, dhoma pune dhe dhjetë klasa për studimin e fesë islame dhe Kuranit. Brenda saj, rreth 4,500 besimtarë do të mund të falen njëkohësisht në xhami, por mbetet për festën tjetër.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama fiter bajrami recep tajip erdogan xhamia e namazgjase edi rama fiter bajrami recep tajip erdogan xhamia e namazgjase

Sondazh

Poll