Aktualitet

Horrori në Korçë, Policia jep detaje: Nëna me sëmundje të shëndetit mendor

2 Maj 2022, 07:05 Nga DOSJA
Horrori në Korçë, Policia jep detaje: Nëna me

KORÇË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë. Një emigrant ka gjetur në banesën e tij një foshnjë të pajetë të lindur nga bashkëshortja e tij brenda një valixheje dhe ka telefonuar menjëherë Policinë. Po ashtu, në njoftimin zyrtar Policia ka bërë me dije se gruaja që ka kryer aktin  vuan nga sëmundje të shëndetit mendor dhe aktualisht është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Korçë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë. Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

LAJMI KRYESOR: Horror në Korçë! Nëna e lindi dhe e futi në valixhe, humb jetën foshnja

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet nena vret foshnjen ne korce nena vret foshnjen ne korce

Sondazh

Poll