Aktualitet

Transportonin 11 emigrantë kundrejt fitimit, dy të arrestuar në Gjirokastër

2 Maj 2022, 08:11 Nga DOSJA
Transportonin 11 emigrantë kundrejt fitimit, dy të arrestuar në

GJIROKASTËR– Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër pasi janë kapur duke transportuar emigrantë. Në pranga kanë përfunduar personat e moshave 21 dhe 31-vjeç, banues në Durrës. Ata u ndaluan në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, duke transportuar me një automjet tip furgon, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dy persona janë vënë në pranga në Gjirokastër pasi u kapën duke transportuar emigrantë nga vendet e treta. Njoftohet se me finalizimin e operacionit të koduar policor “ROAD GUARD 17”, në pranga u vunë Xh. S., 21 vjeç dhe B. A., 31 vjeç, banues në Durrës. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore i kapën në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, dy të rinjtë duke transportuar me një automjet tip furgon, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, tre aparate celulare dhe 50 euro.

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet transport emigrantesh transport emigrantesh

Sondazh

Poll