Aktualitet

Peticioni jep rezultat! Amber Heard do luajë më pak se 10 minuta në “Aquaman 2″

2 Maj 2022, 05:41 Nga DOSJA
Peticioni jep rezultat! Amber Heard do luajë më pak se 10 minuta

SHBA– Amber Heard do të luajë më pak se 10 minuta në filmin “Aquaman 2”. Ky vendim u mor nga producentët pas një peticioni për ta përjashtuar atë nga ekipi i aktorëve. Peticioni është nënshkruar nga më shumë se dy milionë njerëz. Jeanne Larson, e cila nisi peticionin, tha se Amber ishte një abuzuese dhe se anulimi i paraqitjes së saj në “Aquaman 2” do të parandalonte “lavdërimin e abuzimit të saj”.

Amber Heard reportedly has less than 10 minutes of screen time in ‘Aquaman and the Lost Kingdom.’ pic.twitter.com/kjQTnGmh8I

— Pop Crave (@PopCrave) April 28, 2022

Aktorja është paditur për shpifje nga ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp dhe në anën e tij janë një numër i madh njerëzish. Depp ka thënë në gjykatë këtë javë se ishte i tronditur kur pjesëmarrja e tij në xhirimet e vazhdimit të pestë të “Pirates of the Caribbean” u anulua pasi Heard deklaroi në një artikull për The Washington Post se ajo ishte viktimë e abuzimit, edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e tij.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore showbiz amber heard amber heard

Sondazh

Poll