Aktualitet

Fiter Bajrami! Në Vlorë besimtarët falen në pallatin e sportit, ç’ndodh në rrethe

2 Maj 2022, 06:14 Nga DOSJA
Fiter Bajrami! Në Vlorë besimtarët falen në pallatin e

TIRANË– Besimtaret myslimane kanë falur mëngjesin e sotëm namazin në qytete të ndryshme të vendit. Besimtarët në Lushnje i janë drejtuar palestrës së shkollë 9 vjeçare “Skënder Libohova” për të falur namazin pas mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Falja e namazit është drejtuar nga myftiu Gramos Bliku. Ishte parashikuar që falja e namazit të bëhej në sheshin kryesor të qytetit, por për shkak të reshje të shiut u spostua ne palestër.

Besimtaret Mysliman në Lezhë kanë kremtuar Fitër Bajramin. Falja e namazit u bë në xhaminë e qytetit dhe riti fetar u drejtua nga myftiu Emirjon Vathaj.

Namazi u fal në orën 07:00 edhe në Fier. Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli ka uruar dhe përshëndetur të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. 

Vlorë, besimtarët kanë falur Namazin në ambientet e pallatit të sportit dhe jo në xhaminë e Plumbit. Kjo për shkak të motit me shi dhe numrit të lartë të besimtarëve. Kreu e Myftinisë Vlorë Armand Asllani ka drejtuar faljen. 

Falja e Fiter Bajramit është kryer mëngjesin e sotëm në Berat, në Xhaminë Mbret. Pas Ilahive dhe Ligjeratave,falja e Namazit të Bajramit filloi në orën 6:30 të mëngjesit dhe u krye paralelisht brenda dhe në oborrin e jashtëm të xhamisë Mbret. Ka qënë Imami Ferbent Durra,i shoqëruar nga ish Myftiu i Beratit Qeramudin Furdia, ai që,duke uruar besimtarët myslimanë për më shumë mirësi, paqe e begati, ka kryer faljen namazit për besimtarët musliman beratas.

LAJMI KRYESOR: Fiter Bajrami! Besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin ‘Skëndërbej’ në Tiranë

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet festa e fiter bajramit festa e fiter bajramit

Sondazh

Poll