Sport

Lukaku nuk u beson syve, Chelsea humbet por Tuchel e injoron, gjermani shpjegon; Nuk…

1 Maj 2022, 20:41 Nga DOSJA
Lukaku nuk u beson syve, Chelsea humbet por Tuchel e injoron, gjermani shpjegon;

ANGLI- Chelsea u mund nga Everton me shifrat 1-0. Skuadra e Tuchel ishte e paaftë për të ndryshuar fatet e takimit. Në këtë përballje trajneri gjerman vendosi të lërë në stol Romelu Lukakun. Sulmuesi belg, i paguar 100 milionë paund nga londinezët verën e kaluar është gjithnjë e më shumë një objekt misterioz i këtij Chelsea. As goli i Everton nuk e luhati Tuchelin i cili vendosi ta linte në pankinë pavarësisht se Chelsea nuk arriti të gjente golin.

Pamjet e shfaqura në TV e përjetësuan Romelu Lukakun të zhgënjyer dhe thuajse të befasuar në stol gjatë gjithë ndeshjes. Pamjet u bënë meme në rrjetet sociale dhe përmbledh në mënyrë të përkryer situatën e trishtuar në të cilën ndodhen klubi dhe lojtari. Në fund të ndeshjes Tuchel foli për këtë situatë.

 

Thoughts from the boss after #EveChe. ⤵️

— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 1, 2022

“Nuk e lashë Lukakun të hynte sepse duhej të zëvendësonim Jorginhon – tha ai – Kemi vetëm tre zëvendësime”. Në fakt, Kovacic hyri në fushë në vend të mesfushorit italian dhe më pas Pulisic dhe Ziyech për Azpilicueta dhe ëerner Tuchel justifikohet me faktin se në të vërtetë ka ende tre zëvendësime në Premier League gjatë një ndeshje 90-minutëshe.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport chelsea lukaku chelsea lukaku

Sondazh

Poll