Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ I mituri dhunohet me levë në Kamëz, Policia: 3 të shoqëruar, motive banale

1 Maj 2022, 14:17 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA/ I mituri dhunohet me levë në Kamëz,

TIRANË– Një të mituri i është rrezikuar jeta gjatë një sherri të ndodhur sot pranë terminalit të autobusëve ndërqytetas pranë rrethrrotullimit të Kamzës. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga JOQ, shihen që 3 persona dhunojnë me grushta dhe levë hekuri një djalë, i cili përpiqet të mbrohet duke përdorur këmbën si mburojë. I riu, i veshur me të zeza, goditet pa pushim me grushta, shqelma dhe levë hekuri, ndërkohë që agresori pasi mbaron me sulmin largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pas publikimit të lajmit, Policia ka bërë me dije se janë identifikuar dhe proceduar penalisht, 3 persona që janë identifikuar me iniciale: E. M., 16 vjeç, I. M., 42 vjeç, dhe A. Sh., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë. Të tre akuzohen për kryerjen e veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”. E po ashtu, sipas Policisë, të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, janë konfliktuar me 17-vjeçarin, e identifikuar me iniciale si G. N., e më pas e kanë goditur me grushte dhe sende të forta.

SHIKO EDHE KËTË:

I mituri u dhunua me levë,Policia reagon për ngjarjen tek Kthesa e Kamzës: 3 janë shoqëruar

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne kamez kamez dhune ne kamez kamez

Sondazh

Poll