Aktualitet

I shkarkuar nga Vettingu, Gjici emëron ish-gjykatësin si Drejtor Kabineti në Bashkinë Kukës

1 Maj 2022, 21:03 Nga DOSJA
I shkarkuar nga Vettingu, Gjici emëron ish-gjykatësin si Drejtor

KUKËS- Ish-kryetari i Gjykatës Kukës Isuf Shehu ka siguruar një post në Bashkinë e Kukësit. Edhe pse i shkarkuar dy vite më parë pasi nuk kaloi Vettingun, Shehu është emëruar si Drejtor Kabineti në Bashkinë Kukës. Kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici e ka emëruar Shehun në këtë post.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Isuf Shehu para dy vitesh. Sipas KPK-së ai nuk ka deklaruar një ndërtesë 3 katëshe që ka në qytetin e Kukësit. Nga hetimi i komisionit ka rezultuar se Shehu s’ka patur mundësi financiare për ndërtimin e banesës dhe kishte një diferencë ekonomike në vlerën e 5.2 milionë lekësh.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet gafat e safet gjicit isuf shehu gafat e safet gjicit isuf shehu

Sondazh

Poll