Politike

Zgjedhjet lokale, PD në Lezhë padit komisionerët dhe numuruesit e PS

18 Korrik 2019, 12:05 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale, PD në Lezhë padit komisionerët dhe numuruesit e

LEZHË- Partia Demokratike ka paditur komisionerët dhe numëruesit e Partisë Socilaiste në Lezhë, për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

PD ka paraqitur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kallëzimin për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” neni 248 i Kodit penal, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor Nr.12 dhe 13, të anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Grupeve të Numërimit të Zonave Zgjedhore 12 dhe 13 Lezhë.

Ndërkohë, baza ligjore e këtij kallëzimi, siç dega e PD-së në Lezhë shprehet, është dekreti i Presidentit i 10 qershorit, për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Ne besojmë se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë do të dëshmojë profesionalizëm, paanësi dhe korrektësi në hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështje, për zbardhjen e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të cilat kanë sjellë si rezultat mbajtjen e një proçesi votimi të kundraligjshëm si dhe falsifikimin e materialeve zgjedhore me qëllim dokumentimin e një rezultati të manipuluar dhe të pavërtetë”, thuhet në këtë deklaratë.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pd ne lezhe pd padit komisioneret zgjedhjet 30 qershor 2019 pd ne lezhe pd padit komisioneret zgjedhjet 30 qershor 2019

Sondazh

Poll