Politike

Udhëtimi i papritur i Bashës, largohet nga Shqipëria me Kryemadhin

Bashkë me Bashën ka qenë edhe kryetarja e LSI-së, Monika KryemadhI. Ky udhëtim mësohet se është bërë në kuadër të disa takimeve me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger dhe disa përfaqësues të tjerë të OSBE-së.
Featured image of article: Udhëtimi i papritur i Bashës, largohet nga Shqipëria me Kryemadhin Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

TIRANË– Kryeopozitari Lulzim Basha ka ndërmarrë një udhëtim ditët e fundit. Ai është larguar nga Shqipëria drejt Vienës, por jo i vetëm.

Bashkë me Bashën ka qenë edhe kryetarja e LSI-së, Monika KryemadhI. Ky udhëtim mësohet se është bërë në kuadër të disa takimeve me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger dhe disa përfaqësues të tjerë të OSBE-së.

Basha dhe Kryemadhi kanë qenë të shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të opozitës, si kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kreu i PAA-së, Agron Duka.

Një ditë më parë Basha lajmëroi se aksioni opozitar do të vijojë njësoj si më parë, me protesta dhe denoncime. Ndërsa kryemadhi mblodhi një ditë më parë strukturat e LSI-së ku dhe bëri lajmërimin se po përgatitet për zgjedhjet e 13 tetorit. 

Nga ana tjetër, pritet që Partia Socialiste të mbledhë Asamblenë më datë 22 korrik.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment