Politike

Socialistët tërhiqen nga shkarkimi i Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë, çfarë thotë Ruçi

18 Korrik 2019, 11:40 Nga DOSJA
Socialistët tërhiqen nga shkarkimi i Arben Malajt nga Banka e

Tiranë-Shkarkimi i Arben Malajt nga posti i Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nuk do të kalojë direkt në Kuvend.

Gramoz Ruçi  njoftoi se procedurat për shkarkimin e Malajt do duhet të nisin përmes Këshillit të Ministrave që më pas të vihen në lëvizje procedurat e tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet dhe mandej seanca e Kuvendit.

“Lidhur me këtë çështje njoftoj nismëtarët dhe kuvendin se kërkesa nga ana ime i është përcjellë Këshillit të Ministrave për kompetencë, pasi në zbatim të nenit 47/1 të ligjit për BSH Këshilli i Ministrave është ai që nis procedurën dhe nëse ai e nis vihen në lëvizje procedurat e tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet dhe mandej seanca e Kuvendit.” u shpreh Ruci.

Theksojmë se kjo çështje ishte parashikuar në rendin e ditës së Kuvendit por u hoq vetëm pak para nisjes së seancës.

Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shkeljeve të rënda të etikës”, me anë të daljeve dhe prononcimeve të bëra publike. Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i tij. Malaj në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, u shpreh se argumentet që kanë paraqitur socialistët, janë argumenta me nuanca të qarta politike. (lexo këtu)

Rendi i parashikuar për ditën e sotme:

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben malaj gramoz ruci ps shkarkon malajn arben malaj gramoz ruci ps shkarkon malajn

Sondazh

Poll