Politike

“I shkarkuan nipin”, Maliqi kapet sërish me Kreun e Burgjeve: Ismaili është i qetë, vijon punën me klanet mafioze

18 Korrik 2019, 11:10 Nga DOSJA
“I shkarkuan nipin”, Maliqi kapet sërish me Kreun e Burgjeve:

TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi ka publikuar një tjetër status ku vijon me akuzat e tij ndaj Kreut të burgjeve Agim Ismailit. Ndër rreshta, Maliqi përmend shkarkimin e nipit të tij një ditë më paë, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Dritan Palnikaj.

Deputeti shkruan më pas se kjo gjë ka vërtetuar akzuat etij të thëna edhe më parë që Ismaili firmos tendera në bashkëpunim me nipin e tij, Palnikajn.

Statusi i Lefter Maliqit

Akuzohet Daja, iken nipi. Qeveri e korruptuar, e kapur nga klanet mafioze, duhet rrezuar nje sahat e me pare. 
Te dashur miq! Me shkarkimin nga detyra te Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Brendshme, u provua shqetesimi im nepermjet statusit ne FB diten e djeshme, per lidhje nepotike mes Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve dhe Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Brendshme, si Daje e nip per zhvillimin e tenderave te burgjeve, ku nipi i kryente dhe Daja i merrte ne dorezim.

E keqja me e madhe, vazhdon te qendroj i qete ne detyre, pasi abuzimet, arroganca, fyerjet, kercenimet, e shkuara e erret, tejkalimi i kopetencave, paaftesia, shantazhimet, privatizimi i detyres, shkaterrimi dhe degradimi qe po i ben sistemit te burgjeve, shkarkimet, pezullimet, lirimet, komandimet e paligjshme etj etj, jane njolla me e zeze e Drejtorit me te paafte qe ka njohur administrata e burgjeve keto tre dekada.

Lufta ime per te mbrojtur me te drejte, njerezit e thjeshte qe respektojne ligjin, nuk do ndaloj asnjehere, pasi une mbroj interesat e qytetareve e jo te pushtetareve. Interpelanca me Kryeministrin do zbardh keto te verteta dhe kush jane klanet mafioze qe bejne keto emerime pa asnje kriter, merite, aftesi por vetem sherbejne si ushtar ndaj ketyre klaneve qe perfitojne nga djersa e popullit dhe shantazhojne administraten e ndershme te shtetit.

Palnikaj u shkarkua një ditë më parë. Në vend të tij do të emërohet Plarent Ndreca.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim ismaili dritan palnikaj lefter maliqi agim ismaili dritan palnikaj lefter maliqi

Sondazh

Poll