Politike

Meta pret zyrtarin e Lartë britanik: Urgjent kthimi i vendit në shinat e demokracisë

18 Korrik 2019, 13:32 Nga DOSJA
Meta pret zyrtarin e Lartë britanik: Urgjent kthimi i vendit në shinat

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadorin Andrew Page, me të cilin diskutoi lidhur me krizën në vend, si dhe mbi zhvillimet në rajon.

Gjatë këtij takimi Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me bindjen se ato do të vijojnë të jenë edhe më dinamike në të ardhmen, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik e tregëtar.

Kreu i Shtetit mirëpriti angazhimin e shtuar të Britanisë së Madhe përmes burimeve njerëzore dhe financiare në ndihmë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik, sikurse u premtua gjatë Samitit të Londrës.

Presidenti Meta theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e rikthimit urgjent të vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, duke i shërbyer njëkohësisht objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Këshillit të tetorit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andrew page ilir meta kriza politike andrew page ilir meta kriza politike

Sondazh

Poll