Aktualitet

EMRAT/ Vëllezërit grabisin shtëninë e 69-vjeçarit në Shkodër, arrestohen nga policia

1 Maj 2022, 12:47 Nga DOSJA
EMRAT/ Vëllezërit grabisin shtëninë e 69-vjeçarit

SHKODËR– Dy persona, Arlind Dani 17 vjeç dhe Izmir Dani, 22 vjeç, vwllezër me njëri-tjetrin e banues në fshatin Bardhaj, Shkodër janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë grabitur shtëpinë e 69-vjeçarit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë bëhet me dije se dy të rinjtë kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash në banesën e 69-vjeçarit me incialet R. D., në fshatin Bardhaj, Shkodër. Të dy akuzohen për veprën penale të “Vjedhja, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Vodhën një shumë të konsiderueshme parash në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar. Specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit R. D., 69 vjeç, në fshatin Bardhaj, Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vjedhja, kryer në bashkëpunim.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arlind dani grabitje ne shkoder izmir dani policia e shkodres arlind dani grabitje ne shkoder izmir dani policia e shkodres

Sondazh

Poll