Aktualitet

Ndalohet peshkimi në Liqenin e Kukësit, Iseberi: Kush nuk e zbaton, do merren masa

1 Maj 2022, 11:52 Nga DOSJA
Ndalohet peshkimi në Liqenin e Kukësit, Iseberi: Kush nuk e zbaton, do

KUKËS– Në Liqenin e Kukësit është bërë thirrje që të ndalohet veprimtaria e peshkimit në ujërat e ëmbla. Mirëpo pavarësisht moratoriumit vijon të ketë individ të hedhin rrjetat në liqenin e Kukësit. Kryetar i Organizatës së Menaxhimit të peshkimit në liqenin e Fierzës, Beqir Iseberi bën thirrje për pezullimin e këtij aktiviteti deri në fund të muajit maj, në të kundërt peshkatarët që do kapen duke gjuajtur do të ndëshkohen sipasë ligjeve në fuqi.

“Në bazë të urdhërit të ministrit janë bërë të gjitha njoftimet, edhe nëpërmjet telefonit për ndalimin e gjuetisë nga 25 prill deri më 25 maj, ndalohet edhe peshkimi. Bëhet fjalë për shtim të krapit. Më pas do të lejohet gjuetia. Në rastet kur nuk e zbaton, do të merren masa administrative dhe deri në ndjekje penale”– u shpreh ai për Faxnews.

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet beqir iseberi kukes liqeni i fierzes beqir iseberi kukes liqeni i fierzes

Sondazh

Poll