Aktualitet

Në arrati prej gati 20 vitesh, arrestohet shqiptari në Greqi, ishte i dënuar për vrasje

1 Maj 2022, 12:24 Nga DOSJA
Në arrati prej gati 20 vitesh, arrestohet shqiptari në Greqi, ishte i

GREQI– Një 44-vjeçar shqiptar i arratisur është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Kakavia të Janinës nga punonjësit e Policisë së Drejtorisë Vendore, pasi ndaj tij kishte një dënim me burgim të përjetshëm.

Sipas mediave vendase, gjatë kontrollit të pasaportave në pikën e hyrjes në Greqi, u konstatua se ndaj tij ishte në pritje një vendim i Gjykatës së Apelit të Jurisë së Bashkuar të Athinës, duke e dënuar me burgim të përjetshëm dhe 3 muaj e 23 ditë burg për vrasje dhe të posedim armësh. Dënimet janë në lidhje me një vrasje të kryer më 17 maj të 2002 ndaj një bashkëatdhetari.

44-vjeçari është dërguar të dielën në Prokurorinë Publike të Janinës.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi policia greke arrestohet shqiptari ne greqi policia greke

Sondazh

Poll