Aktualitet

PD zgjedh 150 anëtarët e Këshillit, lista me rikthime e risi, procesi për Kreun e Kryesinë

1 Maj 2022, 10:26 Nga DOSJA
PD zgjedh 150 anëtarët e Këshillit, lista me rikthime e risi,

TIRANË– Partia Demokratike ka përfunduar procesin e numërimit të votave dhe ka shpallur 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ishte Albana Vokshi, ajo që lexoi listën dhe bëri me dije se gjysma e kësaj liste ka dalë nga forumet e PD-së, Forumi Rinor i Partisë Demokratike dher Lidhjes Demokratike të gruas, pra 75 prej të përzgjedhurve.  Në listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, vihet re se ka rikthime e risi. Në pjesën e rikthemeve bën pjesë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Arben Imami, Aldo Bumçi Suzana Guxholli, Rajmonda Bulku e Laura Vorpsi.

Ndërsa në risitë ka artistë, gazetarë e persona që janë pjesë të botës së ekranit. Përmendim këtu artisitn Bujar Kapexhiu, moderatoret Floriana Garo e Fjoralba Dizdari, mjeku Ilir Alimehmeti, gazetari Osman Stafa. Pjesë e listës është edhe Mal Berisha, i cili ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Irlandës. Tashmë pritet konstituimi i listës dhe që të zgjidhet kryetari i Këshillit të Partisë Demokratike. Selia blu duhet të zgjedhë edhe kryesinë e re para datës 22 maj, ditë kur pritet të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike, datë që u vendos një ditë më parë gjatë Kuvendit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve.

Ç’ndodhi një ditë më parë

Për rreth 8 orë, Sali Berisha mbajti ditën e djeshme Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve ku u mblodhën 1425 delegatë. Kuvendi ka miratuar ndryshimet statutore. Ishte deputeti Belind Këlliçi ai që lexoi ndryshimet nen për nen dhe mori aprovimin me votë me dorë. Ajo që u vulos ishte edhe shkarkimi nga detyra i kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj. Belind Këlliçi shpalli vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Data për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së u caktua 22 maji. Në kuvendin Kombëtar të PD-së është marrë vendimi që tu jepet fund praktikave jodemokratike dhe qasjeve të dështuara politike. Në rezolutën e miratuar, shkruhet se PD është distancuar nga praktika e bojkotit të zgjedhjeve, djegies së mandateve, si dhe mënyrës se si Lulzim Basha e ka drejtuar PD-në, gjë që sipas rezolutës është jodemokratike. Në rezolutë theksohet se PD-ja rikonfirmon aspiratën për të cilën PD u themelua: integrimin europian të vendit dhe mbështetjen për institucionet euro-atlantike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Nuk iu drejtua asnjë pyetje nga gazetarët, Vokshi: Aaa, qenkeni më të lodhur se neve

150 EMRAT-Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, rikthehet Hajdari, Murrizi e Imami (Risitë)

Anëtarët e Këshillit Kombëtar, PD del në konferencë për shtyp

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike kuvendi i pd 30 prill 2022 kuvendi i pd 30 prill 2022

Sondazh

Poll