Aktualitet

I gjetën kokainë dhe materiale për paketim droge, arrestohet shqiptari në Itali

1 Maj 2022, 12:56 Nga DOSJA
I gjetën kokainë dhe materiale për paketim droge, arrestohet

ITALI– Karabinierët e kompanisë Cecina në Itali gjatë kontrolleve të synuara për të përballuar fenomenin e shpërndarjes së drogës, ndaluan një 29-vjeçar shqiptar në Vada.

Sipas mediave vendase, ditët e fundit, policia italiane kreu kontroll në banesën e shqiptarit dhe gjeti 14 gramë kokainë të ndarë në pesëmbëdhjetë mbështjellëse gati për t’u hedhur në treg, një peshore precize, materiali i nevojshëm për paketimin e drogës si dhe 900 euro cash, dyshohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.

Më në fund 29-vjeçari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali policia italiane arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll