Bota

Ukraina sulmon bazat ushtarake ruse, humb jetën gjenerali i nëntë i Putinit

1 Maj 2022, 12:09 Nga DOSJA
Ukraina sulmon bazat ushtarake ruse, humb jetën gjenerali i nëntë

RUSI- Vladimir Putin ka humbur gjeneralin e tij të nëntë ndërkohë që luftonte në Ukrainë. Lufta e cila është në ditën 67-të ka shkaktuar dëme në ushtrinë ruse. Shumë ushtarë kanë vdekur dhe ndër to është edhe gjeneralmajori Andrei Simonov.

Sipas The Sun, ai ka vdekur gjatë një sulmi në një bazë ushtarake. Simonov, kreu i Ushtrisë së 2-të të Kombinuar të Armëve, thuhet se u vra pranë qytetit të Izyum në rajonin verilindor të Kharkiv.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale duket se tregojnë goditjen nga një raketë. Sulmi thuhet gjithashtu se shkatërroi mbi 30 automjete të blinduara ruse, duke përfshirë tanke.

Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych tha gjatë një interviste se rreth 100 rusë u vranë në sulm, duke përfshirë Simonov. Lajmin për vdekjen e gjeneralit e ndau edhe këshilltari i qeverisë Anton Gerashchenko në llogarinë e tij në Telegram.

Ai tha se Simonov ishte komandant i Luftës Elektronike të Ushtrisë së Dytë dhe dikur ishte komandant EW i Qarkut Ushtarak Perëndimor. Gjithsej nëntë gjeneralë rusë janë vrarë deri më tani në luftën e Putinit së bashku me 36 kolonelë dhe 300 oficerë.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Kievi mbyll portet e qyteteve të pushtuara, Zelenskyy thirrje rusëve: Mos luftoni më

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota andrei simonov lufta ukraine-rusi oleksiy arestovych vladimir putin andrei simonov lufta ukraine-rusi oleksiy arestovych vladimir putin

Sondazh

Poll