Bota

Tentuan t’i shmangeshin policisë,5 emigrantë të plagosur në Greqi, arrestohen 2 trafikantët

1 Maj 2022, 11:46 Nga DOSJA
Tentuan t’i shmangeshin policisë,5 emigrantë të plagosur

GREQI– Dy trafikantë, një vendas dhe një i huaj, të cilët kontrabandonin emigrantë të paligjshëm brenda vendit, në dy raste të ndryshme, janë arrestuar orët e fundit në zona të Rodopit në Greqi.

Sipas Protothemës, mbrëmjen e djeshme në kryqëzimin e rrugës midis Iasmos të Egnatia efektivët e policisë së rojeve kufitare arrestuan trafikantin e huaj që transportonte ilegalisht me kamion dhjetë emigrantë të paligjshëm.

Më herët drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar sinjalin e ndalimit të policisë dhe ka tentuar të arratiset. Automjeti është përplasur me një shufër mbrojtëse dhe është përmbysur, ndërsa autori ka tentuar të arratiset në këmbë por pa sukses.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar pesë pasagjerë të cilët janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Komotinit për ndihmën e parë. Gjithashtu, u konstatua se autorit i ishte hequr patenta e drejtimit, ndërsa mjeti ishte denoncuar i vjedhur më 30 prill 2022 në shërbimin e policisë së Larisës.

Në rastin tjetër, në lartësinë e vendbanimit Aigeiros, Rodopi, punonjësit e policisë së Rrugës së Komotinit arrestuan trafikantin lokal teksa e gjetën duke drejtuar një makinë me të cilën po transportonte ilegalisht gjashtë emigrantë të paligjshëm.

Të arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Rodopi, ndërsa dy automjetet dhe një shumë parash janë sekuestruar.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni dy te arrestuar ne greqi emigrant te paligjshme dy te arrestuar ne greqi emigrant te paligjshme

Sondazh

Poll