Bota

Vranë 23-vjeçarin në Klinë, gjykata lë në burg pesë të dyshuarit nga familja Gashi

1 Maj 2022, 12:41 Nga DOSJA
Vranë 23-vjeçarin në Klinë, gjykata lë në burg

KOSOVË- Gjykata e Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për lënien në paraburgim të pesë të dyshuarve për vrasjen e Fazlli Hoxhës mbrëmjen e 28 prillit në Klinë.

Lajmi është konfirmuar nga avokati mbrojtës i të akuzuarve Gëzim Kollqaku i cili shtoi se ndaj tyre është përcaktuar masa e paraburgimin prej 30 ditësh.

Më 28 prill Prokuroria Themelore në Pejë kishte konfirmuar vdekjen e Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë, ndërkohë që janë ndaluar pesë persona të dyshuar për gjuajtje me armë në Volljakë të Klinës.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi kishte konfirmuar se pesë persona janë ndaluar për këtë rast. Ndërkohë, të enjten, pas vrasje në Volljak të Klinës, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, kishte treguar se  ngjarja ka ndodhur para orës 21.

Në orën 20:43, policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vendin e ngjarjes, është konstatuar se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, ka thënë Gashi.

Të arrestuarit në lidhje me këtë rast janë: Agron Gashi, Ardit Gashi, Nderim Gashi dhe Bahri Gashi. Personi që ka qëlluar me armë dyshohet se është Agron Gashi nga fshati Sferkë i Malishevës. Vrasja mendohet se nisi pas një përleshjeje fizike që kishte pasur viktima me njërin nga të arrestuarit kohë më parë në Itali.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni fadil gashi fazlli hoxha gëzim kollqaku shkodran nikçi fadil gashi fazlli hoxha gëzim kollqaku shkodran nikçi

Sondazh

Poll