Bota

“Një lëvizje e besimit diplomatik”, Armakolas: Greqia të njohë Kosovën sa më parë

1 Maj 2022, 11:33 Nga DOSJA
“Një lëvizje e besimit diplomatik”, Armakolas: Greqia

GREQI- Katër autorë dhe analistë grekë kanë bërë thirrje që Greqia të njohë Pavarësinë e Kosovës. Ioannis Armakolas nga “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, është njëri nga ta.

Gazeta greke “Te NEA”, ka publikuar një shkrim të Armakolas i cili vlerëson se diplomacia greke është e përhumbur nga sindroma që e dobësojnë rolin e saj në botë. Ai thekson se politika e Greqisë për çështjen e Kosovës është një rast në pikën e “inercisë ” së saj diplomatike.

“Greqia përmes konsolidimit të statusit ndërkombëtar të Kosovës gjithashtu mund të kontribuojë në mënyrë të vendosur në integrimin e rajonit në institucionet perëndimore, në kontekstnga të cilat merr pjesë në procesin e vendimmarrjes së bashku me partnerët evropianë. Ose mund të ruajë politikën e inercisë, duke lejuar kështu Turqinë dhe fuqitë e tjera të marrin iniciativat në rajon si dhe të shfrytëzojnë kushtet e paqëndrueshmërisë gjeopolitike që do të krijohej nga paaftësia e Perëndimit për të kontrolluar zhvillimet në Ballkan”.-tha ai.

Pasi ka hedhur poshtë argumentet e zakonshme të ngritura kundër njohjes së Kosovës nga Greqia, Armakolas tha se Kosova e pavarur është realitet politik i pakthyeshëm dhe se një Greqi e sigurt mund të formësojë një politikë të njohjes së realitetit, në mënyrë që të bashkëformojë zhvillimet e ardhshme në Ballkan, në përputhje me interesat e saj.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni ioannis armakolas njohja e kosoves ioannis armakolas njohja e kosoves

Sondazh

Poll