Bota

Mbretëria e Bashkuar/ Fabrika e trolleve rus po përhap gënjeshtra pro-luftës në internet

1 Maj 2022, 12:54 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar/ Fabrika e trolleve rus po përhap gënjeshtra

RUSI- Qevelia britanike ka thënë se një grup njerëz që postojnë të pa vërteta në internet ose siç njihen ndryshe si Trollët rusë të internetit po synojnë që të përhapin mbështetjen për pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin.

Sipas The Guardian, në disa hulumtime të bëra nga Mbretëria e Bashkuara kanë dalë në konkluzionin se disa operatorë po bëjnë plane që ndjekësit të synonin mediat perëndimore dhe politikanët.

Fabrika e trolleve dyshohet të jetë e lidhur me Yevgeny Prigozhin , themeluesin e Agjencisë së Kërkimeve në Internet, i akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet e 2016-ës, kur Donald Trump fitoi presidencën. 

Zyra qëndrore thuhet se ndodhet në një hapësirë ​​të marrë me qira në Fabrikën e Makinerisë Arsenal të Shën Petersburgut, një kompani që prodhon pajisje dhe teknologji ushtarake.

Sipas hulumtimit doli që influenerët po paguheshin në TikTok për të përforcuar narrativat pro-Kremlinit.  Aktivitetet u zbuluan se ishin veçanërisht të përqendruara në Instagram, YouTube dhe TikTok.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka thënë gjithashtu se ne nuk mund ti lejojmë trollët e kremlinit të pushtojnë hapsirat në internet.

“Ne nuk mund të lejojmë që Kremlini dhe fermat e tij të fshehta të trollëve të pushtojnë hapësirat tona në internet me gënjeshtrat e tyre për luftën e paligjshme të Putinit. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka alarmuar partnerët ndërkombëtarë dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatët dhe platformat mediatike për të minuar operacionet e informacionit rus”- tha Truss.

Sekretarja e kulturës, Nadine Dorries, gjithashtu ka thënë se këto janë përpjekje tinzare të Putinit.  

“Këto janë përpjekje tinëzare të Putinit dhe makinës së tij propagandistike për të mashtruar botën në lidhje me brutalitetin që ai po i shkakton popullit të Ukrainës. Kjo provë do të na ndihmojë të identifikojmë dhe heqim në mënyrë më efektive dezinformimin rus dhe ndjek veprimin tonë vendimtar për të bllokuar këdo që të bëjë biznes me mediat RT dhe Sputnik të kontrolluara nga Kremlini.”-tha ajo.

Zyra e Jashtme nuk po identifikonte kërkuesit që qëndronin pas punës mes shqetësimeve për sigurinë e tyre për kryerjen e punës kritike ndaj regjimit të presidentit rus.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Kievi mbyll portet e qyteteve të pushtuara, Zelenskyy thirrje rusëve: Mos luftoni më

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota fabrika e trolleve lufta ukraine-rusi vladimir putin yevgeny prigozhin fabrika e trolleve lufta ukraine-rusi vladimir putin yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll