Bota

Brenda një dite! Të enjten Mark Zuckerberg fitoi 11 miliardë dollarë

1 Maj 2022, 12:36 Nga DOSJA
Brenda një dite! Të enjten Mark Zuckerberg fitoi 11 miliardë

SHBA– Ai mund të ketë humbur vendin e tij në mesin e 10 njerëzve më të pasur në botë, por Mark Zuckerberg po bën gjithçka që mundet për ta rifituar. Dhe duket se është në rrugën e duhur sepse të enjten e kaluar, në vetëm 24 orë, themeluesi i Facebook e rriti pasurinë e tij me gati… 11 miliardë. Aksionet e Metës, kompanisë të Facebook dhe Instagram, u rritën me më shumë se 17% atë ditë.

Në fakt, ajo arriti një nivel të lartë prej 19% më herët gjatë ditës, duke rritur për vetëm disa orë pasurinë e Zuckerberg me 11.5 miliardë.

Kohët e fundit, Meta ka pasur vështirësi për t’u marrë me rivalë si TikTok, ndërsa pretendon se aktiviteti i tij është “dëmtuar” nga lufta në Ukrainë. Vlen të theksohet se Facebook dhe Instagram u bllokuan muajin e kaluar, ndërsa sfida të ngjashme priten në të ardhmen e afërt.

(a.b)/dosja.al

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota facebook mark zuckenberg meta facebook mark zuckenberg meta

Sondazh

Poll