Aktualitet

Dita e punëtorëve! Emigrantët dhe studentët protestojnë te kryeministria, kërkesat e tyre

1 Maj 2022, 06:21 Nga DOSJA
Dita e punëtorëve! Emigrantët dhe studentët protestojnë

TIRANË– Ditën e sotme, qytetarët shqiptarë kanë dalë në protestë! Marshimi i cili përkon me ditën e punëtorëve, 1 Majin, nisi nga sheshi Skënderbej dhe vazhdoi drejt Kryeministrisë.

Protestës iu janë bashkuar shqiptarë që banojnë jashtë vendit dhe studentë. Thirrjet kryesore te tyre janë njohja e votës, paga të larta dhe punë. Duke mbajtur në duar pankarta ata kanë bërë thirrje për kushte më të mira pune dhe masa shtesë nga qeveria për menaxhimin e krizës. Pjesë e marshimit është dhe Grupimi i Lëvizjes Mërgimtare, që ndër të tjera kërkon që emigrantëve t’u njihet e drejta e votës.

Qytetarët janë organizuar në rrjetet sociale ndërsa kanë paralajmëruar se do të ketë protesta të tjera ne ditët në vijim.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

I moshuari ulet këmbëkryq përballë kryeministrisë: Më keq se në kohën e Enver Hoxhës

S’ka të drejtë vote, qytetari në protestë: Vij nga Anglia, u largova kur isha 16-vjeç

FOTO/ Nis protesta në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet 1 maji 2022 proteste 1 maj 2022 1 maji 2022 proteste 1 maj 2022

Sondazh

Poll