Aktualitet

Protesta në Tiranë, reagon Meta: Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!

1 Maj 2022, 10:43 Nga DOSJA
Protesta në Tiranë, reagon Meta: Të dëgjojmë me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta kërkon që të dëgjohet zëri i punëtorëve që po protestojnë përballë Kryeministrisë ditën e sotme, pikërisht në datën 1 Maj. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi. Kreu i Shtetit shton se kjo situatë duhet të marrë fund.

Postimi i Ilir Metës:

1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri. Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi. Kjo situatë duhet të marrë fund!  Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.  Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!

LAJM KRYESOR:Dita e punëtorëve! Emigrantët dhe studentët protestojnë te kryeministria, kërkesat e tyre

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore proteste 1 maj 2022 proteste 1 maj 2022

Sondazh

Poll