Aktualitet

Sherr për parkimin pranë plazhit në Durrës! 32-vjeçari qëllohet me shkopinj druri

1 Maj 2022, 10:24 Nga DOSJA
Sherr për parkimin pranë plazhit në Durrës!

DURRËS– Dy të rinj janë përfshirë në një sherr ditën e sotme në afërsi të një lokali në plazh, në Durrës. Policia informon se 32-vjeçari me inicialet E.M, është goditur me shkop druri nga personi me inicialet A.A. Ky i fundit po ashtu është lënduar. Shkaku i sherrit mes të rinjve është bërë parkimi i mjeteve pranë lokalit. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 01.05.2022, në orën 10.45, në afërsi të një lokali në Plazh Durrës, shtetasi E. M, 32 vjeç, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin A. A. Shtetasi A. A., e ka goditur me shkop druri ndërsa shtetasi E.M., e ka goditur me grushta. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet durres sherr ne durres durres sherr ne durres

Sondazh

Poll