Aktualitet

Mbytet i moshuari në Durrës! Nxirret trupi i pajetë nga deti, s’konstatohen shenja dhune

1 Maj 2022, 07:15 Nga DOSJA
Mbytet i moshuari në Durrës! Nxirret trupi i pajetë nga deti,

DURRËS– Një i moshuar është nxjerrë i pajetë nga deti në Durrës. Viktima, rreth të 60-tave mbante veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu. Policia ka dyshime se i moshuari mund të jetë mbytur në det pasi nuk ka shenja dhune. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në Durrës, është nxjerrë nga deti, i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 60 vjeç, 170 cm i gjatë, i cili mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas është mbytur në det. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit.

(A.B).Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet durres mbytet i moshuari ne durres durres mbytet i moshuari ne durres

Sondazh

Poll