Aktualitet

Atentat në Dobraç/Qëllohet ndaj kushëririt të ‘kumbarit’ Bardhok Planaj, 60-vjeçari shpëton

30 Prill 2022, 20:18 Nga DOSJA
Atentat në Dobraç/Qëllohet ndaj kushëririt të

SHKODËR– Dedë Planaj, djali i xhaxhait të “Kumbarit” të Shkodrës, Bardhok Planajt, ishte shënjestra e një atentati mbrëmjen e sotme në Dobraç. 60-vjeçari ishte në krye të detyrës, në një pikë karburanti në një ndër lagjet më problematike të qytetit, kur një motor me dy persona i është afruar. Në moment, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka shtënë 4 herë ndaj tij duke e lënë të plagosur, por pa rrezik për jetën.

Planaj, është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë plagë në këmbë dhe në krahë, e asnjë prej tyre nuk i rrezikon jetën. Deri më tani nuk dihet arsyeja pse është dashur eliminimi i tij, disa muaj pasi të afërmin e tij e bënë “shoshë” me mbi 100 plumba po në të njëjtë zonë. Bardhok Planaj që njihej me nofkën “Padrino” u ekzekutua më 4 prill të vitit të kaluar, por ishte një emër i dëgjuar dhe mjaft aktiv në botën e krimit të Shqipëri. Ndërsa për të afërmin e tij nuk ka rekorde që të ketë qenë i përfshirë në krimet e të afërmit e tij.

Megjithatë pritet që e gjithë ngjarja të zbardhet dhe autorët të kapen, pasi e gjithë skena e plagosjes është fiksuar nga kamerat e karburantit ku punonte 60-vjeçari. Gjithashtu pritet që edhe ai vetë të japë dëshminë e tij pranë Policisë së Shkodrës pasi të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal.

Bardhok Planaj u vra më 4prill në lagjen Dobraç të qytetit Verior, e përsa kohë ishte gjallë ishte një nga emrat më të komentuar të botës së krimit. Planaj u arrestua më 4 dhjetor të 2018-ës për t’u liruar më pas nga Gjykata me arsyetimin se kishte probleme me zemrën. Pllanaj u lirua me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, masë të cilën e theu pasi u kap në Lushnje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

U vra para një viti, “hasmi” i ndjek familjen! Kush është Planaj, sot i plagosën kushëririn

Atentati ndaj Dedë Planajt, reagon Policia: Kemi ngritu pika kontrolli, kërkojmë autorët

Djali i xhaxhait ishte “PADRINO”, Dedë Planaj punonte në karburant, mori 4 plumba, por…

FOTOT nga vendi i ngjarjes!Vendi plot me gjak,atentat djalit të xhaxhait të Bardhok Planajt

Kush është i plagosuri në Shkodër, i afërm i “Padrinos”, u qëllua dhe…

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dede planaj plagoset dede planaj shkoder dede planaj plagoset dede planaj shkoder

Sondazh

Poll