Aktualitet

Digjet biznesi në Krujë! Pronari gjen të shkrumbuar punishten e përpunimit të qumështit

1 Maj 2022, 07:24 Nga DOSJA
Digjet biznesi në Krujë! Pronari gjen të shkrumbuar punishten e

KRUJË– Punishtja e qumështit në qytetin e Krujës është shkrumbuar e tëra. Policia informon se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gramëz të Krujës. Zjarri përfshiu ndërtesën e përpunimit të qumështit, e cila është në pronësi të personit me inicialet N.Z. Për pasojë e gjitha godina u përfshi nga flakët duke u djegur. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 07:30, në fshatin Gramëz të Krujës, në një ndërtesë të përpunimit të qumështit, (baxho) në pronësi të shtetasit N. Z., ka rënë zjarr dhe është djegur plotesisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet digjet punishtja digjet punishtja e qumeshtit ne kruje kruje digjet punishtja digjet punishtja e qumeshtit ne kruje kruje

Sondazh

Poll