Aktualitet

Djali i xhaxhait ishte “PADRINO”, Dedë Planaj punonte në karburant, mori 4 plumba, por…

30 Prill 2022, 20:40 Nga DOSJA
Djali i xhaxhait ishte “PADRINO”, Dedë Planaj punonte në

SHKODËR– Zbardhet dinamika e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Dobraç të Shkodrës, ku i plagosur ka mbetur, Dedë Planaj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e punës së 60-vjeçarit, i cili ishte pjesë e stafit të një pike karburanti pas rotondos së Dobraçit.

Deri më tani raportohet se autorët kanë qenë me motor, ndërsa kanë qëlluar me pistoletë të paktën 4 herë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mirëpo fatmirësisht Dedë Planaj ndodhet në Spitalin e Shkodrës, nga ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë plumba në këmbë dhe në shpatull.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Dobraç, plagoset i afërmi i “Kumbarit”, Planaj në gjendje të rëndë

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dede planaj plagoset dede planaj dede planaj plagoset dede planaj

Sondazh

Poll