Aktualitet

Mbyllen sportelet në Shqipëri! Nga sot, 95% e shërbimeve publike do të ofrohet online

1 Maj 2022, 05:29 Nga DOSJA
Mbyllen sportelet në Shqipëri! Nga sot, 95% e shërbimeve publike

TIRANË– Nga sot, 95% të shërbimeve publike do të ofrohen online në ‘E-Albania’. Qytetarët shqiptarë nuk do presin më në radhët e institucioneve për të tërhequr dokumentet e nevojshme. 

Çdo emigrant shqiptar që do të kërkojë për të marrë një certifikatë në gjuhën angleze dhe jo vetëm, do të ketë mundësi që ta marrë atë në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë që të vijë në atdhe, e të presë me orë të tëra në sportele. Këto certifikata përveç gjuhën angleze dhe shqipe, do të jenë edhe në 4 gjuhë të tjera, greqisht, spanjisht, italisht, gjermanisht.

Kryeministri Edi Rama e konsideroi kalimin online të shërbimeve publike një stacion historik të Revolucionit Digjital që sipas tij ndikon në përmirësimin e shërbimit të administratës publike ndaj qytetarëve dhe biznesit. Ndërsa për punonjësit që shërbenin në këto sportele, Rama bëri të ditur se nuk do të ketë shkurtime nga puna por do të bëjnë një tjetër punë. 

Ditë më parë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në një raport për vitin 2021-2022, e renditi Shqipërinë në vendin e parë në rajon për qeverisjen dixhitale. 

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet e albania sherbimet online sportele e albania sherbimet online sportele

Sondazh

Poll