Aktualitet

Atentati ndaj Dedë Planajt, reagon Policia: Kemi ngritu pika kontrolli, kërkojmë autorët

30 Prill 2022, 21:06 Nga DOSJA
Atentati ndaj Dedë Planajt, reagon Policia: Kemi ngritu pika kontrolli,

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur në Dobraç mbrëmjen e sotme, ku i plagosur ka mbetur Dedë Planaj. Sipas informacioneve zyrtare bëhet me dije se i plagosuri është në gjendje të mirë, ndërkohë që ka nisur puna për kapjen e autorëve. Ndaj dhe Policia ka ngritur pika hyrëse dhe dalëse në disa pika “kyçe” të qytetit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rreth orës 22:10, në lagjen “Dobraç” Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje – dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin e autorit/ve zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Dobraç, plagoset i afërmi i “Kumbarit”, Planaj në gjendje të rëndë

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dede planaj plagoset dede planaj dede planaj plagoset dede planaj

Sondazh

Poll