Politike

Protestat/ Balla me gjuhë të ashpër: 5 vite burg për ata që dhunojnë policët dhe zyrtarët, le të guxojnë….

18 Korrik 2019, 09:22 Nga DOSJA
Protestat/ Balla me gjuhë të ashpër: 5 vite burg për ata

Tiranë- Kreu i Grupit  Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se do të ashpërsohen ligjet për ata që dhunojnë policët apo mjekët. Ai ka theksuar se dënimet do të shkojnë deri në 5 vite burg për ata që dhunojnë policët, apo pronat gjatë protestave.

Balla theksoi se presidenti ka sy e veshë vetëm për hallet e Monikës, Bashës dhe Berishës dhe jo më për qytetarët.

“Duna nuk tolerohet se jemi socialistë, demokratë, të majtë të djathtë.Dhuna nuk tolerohet. Përballë atyre protestave të dhunshme, por po e them sot me këto ndryshime në kodin penal. Sa herë të shkatërrohet prona private, apo goditen qytetarët, do të ashpërsohen ligjet. Këto ndryshime në kodin penal, nuk ka dyshime që Meta do ta i rikthejë sërish. Si një nga bashkëkryetari i opozitës me seli në Presidencë, nuk kamë fare dyshim që Meta nuk ka sy dhe vesh për të dëgjuar se çfarë duan shqiptarët por ka sy e veshë vetëm për Lulzim Bashën, Monikën dhe Berishën, dëgjon vetëm hallin e tyre. Por ne këto projekt ligje do t’i votojmë sërish. Aq më tepër kur dhunohen policisë apo mjekë. Dënohen deri në 3 vite heqje lirie goditje për shkak të detyrës, shkon dënimi deri në 5 vite për zyrtarët e lartë. Le të guxojnë të godasin një punonjës policie dhe do të shikoni masat. Kemi parë shumë alabakë që më parë kanë qenë deputetë zgërdhiheshin para policëve.”, u shpreh Taulant Balla.

Në seancën e sotme plenare Ruçi nuk pranoi kërkesën e Beqajt për ndryshimin e ligjit mbi duhanin. Përmeti pati debat me Shahinin për mesataren e pranimit në universitete. Ndërsa Lleshaj theksoi se duhet të ashpërsohet ligji për armët. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ndryshime ne kodin penal; seanca plenare 18 korrik 2019 taulant balla ndryshime ne kodin penal; seanca plenare 18 korrik 2019 taulant balla

Sondazh

Poll