Politike

“A ka frikë presidenti nga Komisioni Hetimor?”, përgjigjja diplomatike e Metës

18 Korrik 2019, 11:06 Nga DOSJA
“A ka frikë presidenti nga Komisioni Hetimor?”, përgjigjja

Durrësi- Presidenti Ilir Meta nga Durrësi ka deklaruar ditën e sotme nuk është aspak i shqetësuar për nismën e mazhorancës për shkarkimin e tij.

I pyetur “A ka frikë presidenti nga Komisioni Hetimor?”, ai ka deklaruar se shqetësimi i vetëm i tij është 19 tetori. Sipas tij, nëse nuk i jepet fund zgjidhjes së krizës politike, BE nuk mund të hapë negociatat me Shqipërinë me datë 17-18 tetor.

“Nuk kam asnjë shqetësim për komisionet hetimore, për gjykatat apo ndonjë sistem drejtësie që të gjykon lëvizjet e mia. Shqetësimi im i vetëm është 19 tetori. Çfarë do iu themi shqiptarëve! Që fajin e ka Luli dhe Mona, që e kanë fajin ndërkombëtarët”, deklaroi Meta. 

Meta deklaroi gjithashtu se 30 qershori nuk ishte zgjedhje dhe se duhet gjetur një zgjidhje për krizën politike. Ndër të tjera Meta shtoi se as ndërkombëtarët nuk duhen dëgjuar gjithmonë, duke ironizuar me shprehjen “fluturon gomari”.(lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ngritja e komisionit hetimor ps shkarkon metën ilir meta ngritja e komisionit hetimor ps shkarkon metën

Sondazh

Poll