Aktualitet

LIVE-PD mbledh Kuvendin, kryetari zgjidhet më 22 maj, Berisha: Priten beteja! Nis numërimi

30 Prill 2022, 05:21 Nga DOSJA
LIVE-PD mbledh Kuvendin, kryetari zgjidhet më 22 maj, Berisha: Priten

TIRANË– Për rreth 8 orë, Sali Berisha mbajti sot Kuvendin Kombëtar, ku në Pallatin e Kongreseve u mblodhën 1425 delegatë, por tani në PD ka nisur procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar. Ditën e sotme, para mbështetësve të tij, ish-kryeministri Sali Berisha është zotuar se do ta sjellë Partinë Demokratike në pushtet e se do të nisë fuqishëm betejën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e konsideron kriminale. Lideri historik i PD-së garantoi këtë të premte në Kuvendin e Partisë Demokratike se Shqipëria do të jetë vendi me taksat më të ulëta në Evropë. Përballë 1425 delegatëve, Berisha akuzoi edhe njëherë ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për pazare me kryeministrin Edi Rama. Në Kuvend folën edhe Albana Vokshi, Rudina Hajdari, Belind Këlliçi, Arben Imami, Artan Hoxha e Jozefina Topalli. Kjo e fundit madje u përlot dhe tha se kishte mbetur pa fjalë kur kishte parë bashkimin e demokratëve.

Kuvendi i 30 prillit që u mbajt në Pallatin e Kongreseve mbështetet nga vetëm 35 nga 53 deputetë që ka grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Dosja.al ka zbardhur emrat e deputetëve që janë prezentë në sallë dhe të atyre që sot e kanë bojkotuar këtë Kuvend që për PD-në konsiderohet historik e rithemelim i Opozitës historike. Ajo që vihet re është se shumica e deputetëve, 66% e tyre, nuk janë prezant në sallë, ndërsa pjesa tjetër, 34% e mbështesin Kuvendin e PD. Pjesë e Kuvendit të Partisë Demokratike janë bërë edhe personazhë publikë. Mes tyre, Dosja.al vuri re prezencën e modeles Ada Deda, vajzës së Albina Dedës e cila është kandidatë për anëtare këshilli në PD. Gjithashtu, prezente në sallë është edhe Fjoralba Dizdari e Erla Mëhilli, ish-zëdhënësja e liderit historik të PD-së, Sali Berisha si dhe këngëtari Renis Gjoka. Kuvendit sot iu bashkuan dhe dy deputetët Ina Zhupa e Kasëm Mahmutaj.

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar ndryshimet statutore. Ishte deputeti Belind Këlliçi ai që lexoi ndryshimet nen për nen dhe mori aprovimin me votë me dorë. Ajo që u vulos ishte edhe shkarkimi nga detyra i kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj. Belind Këlliçi shpalli vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Data për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së u caktua 22 maji. Në kuvendin Kombëtar të PD-së është marrë vendimi që tu jepet fund praktikave jodemokratike dhe qasjeve të dështuara politike. Në rezolutën e miratuar, shkruhet se PD është distancuar nga praktika e bojkotit të zgjedhjeve, djegies së mandateve, si dhe mënyrës se si Lulzim Basha e ka drejtuar PD-në, gjë që sipas rezolutës është jodemokratike. Në rezolutë theksohet se PD-ja rikonfirmon aspiratën për të cilën PD u themelua: integrimin europian të vendit dhe mbështetjen për institucionet euro-atlantike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Momentalisht po vijon numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Me përfundimin e punimeve tek salla e Kongresit, numërimi i votave ka nisur LIVE në hyrë të selisë së PD-së. Dosja.al ka zbardhur edhe listën e plotë me emrat që do të kandidojnë në Këshillin Kombëtar të PD-së. Mes tyre ka juristë, këngëtarë, mjekë e jo vetëm.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kuvendi- Votimi mbyllet në 18:00, Këlliçi jep detaje: Do numërohen në seli, kush do të vijë

“Im bir më ndjek me PD”/ Ristani merr djalin e mitur në Kuvend, i vogli ndjek punimet (VD)

Mesazhi i Vokshit për demokratët : Ky Kuvend e dëgjon dhe zërin tuaj

Kuvendi i PD/Kadilli-Berishës:Hap rrugën për një brez tjetër në krye të PD-së, je e shkuara

FOTO- Nis votimi për 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, ja kush janë kandidatët

“Basha s’më la të flisja Kuvendin e kaluar”/ Rudina Hajdari: S’është PD që babai im donte!

Kuvendi i PD/ Gazment Bardhi: S’paskan patur qëllim “rithemelimin”, por RICIKLIMIN!

FTESA! Berisha: Demokratët e ftohur, të hatërmbetur e të hidhëruar të na bashkohen

Berisha u rrëzua, Balla provokon me postimin: Non-grata mbetet non-grata…

Berisha paralajmëron Vuçiç: Kërcënimet mbaji për vete, fatin që do pësojë Putin do kesh

‘Do kemi taksa të ulëta’/ Berisha: Nesër në pushtet me insititucionet më të mira amerikane

VD-Tersi për çiftin Berisha! Para ish-kryeministrit ra dhe e shoqja, momenti kur bie Liria

‘Aty ku dhunohet e drejta, lind qëndresa’/ Berisha: Zotohemi, nesër në pushtet me…

‘Non-grata’ nga SHBA/ Ish-kryeministri: Unë jam Sali Berisha, s’ka prova, s’pranoj shpifje

Berisha: Basha përfundoi i mbërthyer nga të gjitha anët, shkelmoi sovranitetin e PD

VIDEO-LAJM/ Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit, truproja shkon ta ngrejë

Berisha: Demokratët mblidhen më krenarë se kurrë, u rithemeluam për mbrojtje të interesave

Pasi u rrëzua, Berishës i jep kurajo turma! Demokratët: Të do e gjithë Shqipëria

ME FOTO/ Berisha rrëzohet në sallën e Kuvendit, bie në gjunjë

Spahia dhe Hajdari kapen ‘mat’, komunikime kokë më kokë gjatë Kuvendit të PD

REZOLUTA/ PD distancohet nga bojkoti i zgjedhjeve, rikonfirmon mbështetjen e SHBA, lobimi

FOTO/ Brenda Kuvendit të PD, Berisha pranë Vokshit, takimi me Topallin dhe demokratët

Kuvendi i ‘Rithemelimit’ miraton datën e zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Demokratike!

Miratohen ndryshimet statutore në PD, shkarkohet Alibeaj

RISIA, Këlliçi: Kemi përfshirë me kuota të dedikuara migracionin dhe diasporën

FOTOJA- Këngëtari Renis Gjoka fotografohet mes delegatëve në Kuvendin e PD

Bujar Nishani në gjendje të rëndë, Këlliçi nga Kuvendi i PD: I urojmë shërim të shpejtë

Topalli: Unë s’jam larguar nga PD, ajo ka ikur nga demokratët

LISTA E PLOTË/ Kuvendin e Berishës e mbështesin vetëm 34% e deputetëve

Demokratët ngrihen në këmbë! Përlotet Jozefina Topalli: Më latë pa fjalë

‘Delegatët yje’, modelet e gazetarja pjesë e Kuvendit të PD, mungon Stresi e djemtë Hajdari

‘Kam vërejtje’/ Imami: Ish-kryetari bëri spastrim, sulmi që iu bë PD ishte shitje e madhe

FOTOLAJM nga Kuvendi/ Momenti i përqafimit të ngrohtë mes Berishës dhe Topallit

Çelen punimet! Këlliçi: Prezent janë 1425 delegatë, jemi rritur nga Kuvendi i fundit

EMRAT/ Kryetar zgjidhet vetë! Këlliçi ngre komisionin për punimet e kuvendit të PD

Jo vetëm Ina Zhupa! Berishës i bashkohet në Kuvend edhe ky deputet i PD-së

S’e lë Bashën jashtë Kuvendit! Këlliçi: Në 1958 karrige s’ulen kurrë 5 mijë delegatë

Kuvendi i PD, Këlliçi: Historik, faji ynë që sot qeveris Rama!

Zhupa i bashkohet Berishës! Merr pjesë në Kuvendin e PD-së, deputetja: Të lihet pas sedra

FOTO- Berisha ulet mes dy zonjave

Salla e pret me ovacione! THIRRJET: O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do

Mbërrin në Kuvendin Kombëtar të PD! Berisha: Ditë me rëndësi të madhe

Voltana Ademi në Kuvendin e PD! Mesazhi: Duhet të përfshijmë edhe ata që s’na janë bashkuar

Kuvendi/ Jozefina Topalli: Moment kyç për PD! Edhe pa pasur karrige kam bërë beteja

Kuvendi i PD, Murrizi: Jam në shtëpinë time, grupi që ma nguli pas shpine, më përjashtoi

Merr pjesë në Kuvend, Shehu: PD është e përgatitur mirë, e hapur për prurje të reja

1800 delegatë në Kuvend, Hajdari: Do i takoj të gjithë, uroj të më votojnë

Kandidat për Këshillin Kombëtar, Kapexhiu: Gardhi i PD s’do më izolojë, do jem kritik

Këlliçi fton Bardhin në Kuvend: E kemi dorën e shtrirë për bashkëpunim

Kuvendi i PD, Këlliçi: S’më lanë të hyja në Pallatin e Kongreseve

Kuvendi Kombëtar i PD, Kaso: Çdo demokrat mund të vijë, punimet akoma s’kanë nisur

Kuvendi Kombëtar i PD/ Mbërrin kandidati, Bujar Kapexhiu! Delegatët skanojnë mandatet, FOTO

FOTO- ‘Më të fortë’/ Kuvendi Kombëtar i PD, SLOGANI, flamuri i SHBA-së vendoset në hyrje

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike kuvendi i pd 30 prill 2022 kuvendi i pd 30 prill 2022

Sondazh

Poll